E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha dështoi me vizat, la shqiptarët jashtë BE

PS akuzon qeverinë se i la shqiptarët jashtë BE duke dështuar në liberalizimin e vizave. Spiropali deklaroi se kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë në 28 qershor, ndërsa shtoi se qeveria socialiste do të liberalizojë vizat që në vitin e parë të mandatit. 

TIRANE- Partia Socialiste ka deklaruar sot se qeveria Berisha dështoi me liberalizimin e vizave duke lënë shqiptarët jashtë Bashkimit Europian. Sipas përfaqësueses së PS-së, Elisa Spiropali shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë këtë qeveri në 28 qershor.

“Berisha dështoi me vizat dhe Bashkimi Evropian i vuri vizën Shqipërisë për shkak të Berishës, që na la jashtë paketës së fundit të liberalizimit ku hyri dhe Serbia. Pas kësaj ne do ta kemi po aq të vështirë të hyjmë në Maqedoni sa ç’e kemi sot të shkojmë në Itali e Greqi. Ky dështim i turpshëm duhet dënuar me vote” theksoi Spiropali, ndërsa shtoi se qeveria socialiste do të liberalizojë vizat që në vitin e parë të mandatit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›