Fushata, Berisha në Has: Vota djathtas, është votë para
Pas Kukësit kryeministri është ndalur në Has. Kreu i PD ka kërkuar votën e cdo banori, ndërsa ka premtuar investime në infrastrukturën rrugore. Berisha ka sulmuar kryesocialistin Rama, ndërsa tha se vota për të majtën do të thotë kthim pas.
HAS- Qyteti i Hasit ka qenë ndalesa e radhës e turit të takimeve elektorale të kryeministrit Berisha. Pasi ka falënderuar banorët e Hasit për përpjekjet që të parët dhe ata vetë kanë dhënë për një Kosovë të lirë, e cila u konkretizua me pavarësinë e saj Berisha kërkoi votën në emër të një ndryshimi Europian.
“Nga lidhja e Prizrenit e deri më sot, krenaria ime, është sot e jashtëzakonshme në këtë takim me ju, sepse ne patëm fatin të bëjmë atë që duhej për të lehtësuar kështu brengën e madhe të baballarëve dhe gjyshërve tanë që u dogjën për Kosovën dhe nuk e panë dot të lirë. Kam ardhur sot tek ju për të kërkuar votën dhe besimin tuaj, për Hasin evropian dhe për Shqipërinë evropiane”- u shpreh kryeministri Berisha.
Në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike u ka premtuar banorëve të komunave lidhje me boshtet kombëtare të rrugëve.
“Kruma do të lidhet me rrugën e re me Kukësin, sikundër do të ketë dhe rrugën drejt Fanit. Rruga Krumë - Qafë Prushi është një arterie e madhe e kombit. Sot dua të zotohem se rezervuari i Qarrit të Vogël do të jetë nga veprat e reja ujitëse për tokat tuaja”- tha Berisha.
Berisha ka kërkuar kthimin e emigrantëve në atdhe për të dhënë votën e tyre më 28 qershor. Një votë që sipas Kryedemokratit duhet të shkojë për partinë numër 10-të, duke u shprehur se vota për të majtën është një hap pas për vendin.
“Unë ju respektoj ju, respektoj pluralizmin dhe mendimin ndryshe, por ju kujtoj se kur serbi ju bombardonte, kur djemtë tuaj flijoheshin për lirinë e Kosovës, një këngëtar famëkeq serb, Goran Bregovic, u këndonte himne hordhive dhe barbarëve serb, barbarive të tyre ndaj shqiptarëve. Ky këngëtar ka marrë dy vjet më parë Çelësin e Artë të bashkisë së Tiranës, nga Edi Rama”- tha Berisha.
Gjatë vizuitës në Tropojë kryeministri Berisha inauguroi përfundimin e një segmenti rrugorë prej 13 km në komunën Margegaj, pjesë e rrugës që lidh qytetin e Tropojës me grykën e Valbonës dhe fshatrave përreth. Duke e cilësuar rrugën si një ndër më të bukurat e Shqipërisë kryeministri tha se kjo rrugë për cilësitë e veçanta të saj do të mbaj emrin e heroit të demokracisë Azem Hajdari. “Kam vendosur ti japë këtë emër kësaj rruge për të nderuar mikun tim. Në një aspekt kjo rrugë i afrohet shumë atij dhe lëvizjes që ai udhëhoqi”- theksoi kryeministri Berisha. (a.r/news24/balkanweb)