E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kërcënonin një biznesmen, arrestohen 3 shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia me akuzat e kërcënimeve për vrasje dhe gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin e Peruxhias në Itali.
Viktima është një sipërmarrës, pronar i një ferme, i cila pasi kishte heshtur për shumë kohë më në fund ka vendosur ti drejtohet policisë duke denoncuar ngjarjen.
Njëri nga shqiptarët mësohet se është ish-punonjës i fermës në pronësi të tregtarit të dëmtuar.
Ai i kishte kërkuar biznesmenit disa herë përmes kërcënimeve dorëzimin e një shume të hollash por i dëmtuari nuk ka pranuar.
Policia është detyruar të ndërhynte mbrëmjen e djeshme, pasi ish-punëtori shqiptar i fermës së bashku me dy bashkëkombas të tij kanë shkuar në banesën e biznesmenit dhe në shenjë hakmarrje kanë tentuar ti grabisin automjetin nga parkingu.
Policia tha se është duke hetuar pretendimet për gjobëvënie ndërsa tre shqiptarët u arrestuan në flagrancë duke vjedhur automjetin tip Benz Mercedes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›