PS: Berisha, jo ne krahun e viktimave por te diktatures
Rozeta Rapushi
Socialistet bojkotuan dje votimin e projektligjit per hapjen e dosjeve dhe e quajten kryeministrin Sali Berisha, si bashkepunetorin me te ngushte te sistemit komunist. Ashtu sic premtoi, grupi socialist nuk u duk ne seancen e djeshme plenare, teksa do te votohej ligji per "Pastrimin e Figurave", draft ky i deputeteve te Partise Demokratike . I vetmi deputet qe perfaqesoi seline roze, ishte nenkryetari i grupit parlamentar, Erion Brace, i cili mori i pari fjalen ne celjen e seances. "Ky ligj nuk hap dot dosjet, apo te denoje komunizmin, sepse ai nuk ka per qellim transparencen, por te mbroje korrupsionin e qeverise dhe te godase institucionet shteterore", akuzoi Brace. Sipas tij, kryeministri doli mbi cdo kundershtim, dhe atyre te nderkombetareve, qe thone se ligji duhet te diskutohet gjeresisht. Per socialistet, ligji per hapjen e dosjeve, ne formen e sjelle nga maxhoranca, ka vetem nje synim, te heqe qafe prokuroret qe po hetojne Gerdecin dhe atyre qe flasin per familjen kryeministrore. "Kryeministri nuk ka moral qe te beje thirrje per moral. Ti je ai qe ke qene ne krahun e diktatures dhe jo te viktimave. Madje ne 1967 ke qene i mahnitur nga diktatura", akuzoi Brace, kryeministrin ne salle. Ne shenje demonstrative, per te vertetuar lidhjet e kryeministrit aktual me sistemin komunist, Brace i dorezoi dje ne tavoline dhe nje dekorate, qe sipas tij kreu i qeverise e ka marre nga sistemi qe gjasme po e denon tani. Po keshtu, publikisht, nenkryetari i PS-se, i dorezoi kryeministrit dhe nje foto te tij, te dale me ish udheheqes komuniste. "I dorezova fotografine, qe verteton se ai ka qene bashkepunetor i komunizmit. Si dhe dekoraten qe ka marre ne ate kohe si shume te tjere. Foto e tij eshte pjese e nje albumi te gjere fotosh me udheheqes te ndryshem komunist dhe Kryeministri e pranoi me kenaqesi", theksoi Brace. Ne akuzat e shumta, drejtuar kreut te ekzekutivit, Brace e cilesoi Berishen si nje ish sekretar te komitetit qendror, qe ne asnje lloj menyre nuk mund te shese moral, kur nuk e ka. "Me tha shporru, tani, kur mbarova fjalen ne Kuvend", reagoi Brace. Per te disaten here, ai i beri te qarte Kuvendit, se socialistet nuk do te shkelin ne seance, nese nuk votohet Kodi Zgjedhor. "Ne nuk marrim pjese. Le ta votoje me LSI-ne, po te doje ligjin e zgjedhjeve. Gjithnje nese i behen votat. Nuk mund te pajtohemi me Kryeministrin qe kerkon ta izoloje serish Shqiperine nga partneret nderkombetare", vijoi Brace. Selia roze premtoi kohe me pare se do ta ankimoje ne Gjykate Kushtetuese, projektligjin per hapjen e dosjeve, si antikushtetues dhe ne kundershtim me ligjet ne fuqi.