E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron te moshuarit e jetimet

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, beri dje nje vizite ne Qendren e te Moshuarve ne kryeqytet, ku u takua me te moshuarit e strehuar duke u uruar festat e fundvitit. Paraditen e djeshme, kreu i shtetit, vizitoi ambientet e reja dhe te rikonstrukuara te qendres se te moshuarve. "Kam rastin te bej nje urim te vecante ne pragun e festave, ne nje ambient shume specifik tek Shtepia e te Moshuarve. Ështe nje ambient i ri, i restauruar. Me vjen mire qe duke e krahasuar me nje vit me pare ka ndryshuar jo thjesht godina dhe kushtet, por edhe kushtet e motit", u shpreh Topi. Ai iu uroi te gjithe te moshuarve, Gezuar festat e Vitit te Ri, duke vecuar sidomos moshen e trete, eshte shume e rendesishme qe te merret ne konsiderate nga te gjithe. "Uroj qe te gjithe ta kalojne moshen e trete, sepse tregon qe njerezit e kane jeten e gjate, por asnjehere te mos harrojme qe eshte kategoria e njerezve qe kerkon me shume dashuri, me shume respekt, pikerisht ne momentin kur secili pre tyre ben edhe nje rikapitullim te te gjithe asaj cka ata kane realizuar ne jete", vleresoi Presidenti. Po dje, ai priti ne nje atmosfere te ngrohte festive nje grup femijesh te Shtepise se Femijes "Zyber Hallulli". "Une deshiroj per ju qe viti 2009, te jete nje vit i suksesshem ne mesime, te rriteni te shendetshem, me dije, te beheni zot te vetes, per te pasur edhe ju profesionin tuaj, per te krijuar familjet tuaja", uroi kreu i shtetit, gjate takimit me femijet jetime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›