E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Ligji per dosjet, nje projekt politik

Kunder projektligjit te maxhorances per hapjen e dosjeve, reaguan dje dhe deputete te tjere te opozites dhe te qendres. Deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi e quajti nje projekt politik, qe ka per qellim vetem te godase Prokurorine e Pergjithshme dhe gjykatat. "Ky eshte nje draft i pa moralshem. Sa here qe ka krime per tu fshehur, aq here nga Kuvendi ndermerren nisma te tilla", u shpreh Xhufi. Ai kerkoi ne seance, mos miratimin e projektit si nje nisme e cila vjen ne nje kohe te pa pershtatshme dhe ne menyre me te pamoralshme. Xhufi theksoi se ligji do te shfrytezohet vetem nga ata qe deri me sot, kane shfrytezuar e perfituar nga kjo shtrese e ish te perndjekurve politike. Nga ana tjeter, dhe deputeti i qendres, Durim Hushi u shpreh, se projektligji vjen ne nje periudhe te papershtatshme. Nga foltorja e Kuvendit, Hushi kritikoi qendrimin e maxhorances, e cila nuk mori parasysh asnje nga kritikat e faktorit nderkombetar. "Ju sugjeroj qe ta shtyni e mos e votoni, pa diskutime te gjera", tha Hushi. Ai kritikoi ashper, grupin socialist qe nuk mori pjese ne seance, duke u shprehur se socialistet e kundershtojne projektin pa dhene argumente konkrete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›