E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha ka urdheruar mos zbatimin e vendimit gjyqesor

Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, kritikoi dje kryeministrin Sali Berisha, se nuk respekton vendimet e gjykatave. Permes nje komunikimi me mediat, zyrtari socialist deklaroi se Sali Berisha, eshte kryeministri i fundit komunist ne Evrope, i cili po mban peng zhvillimin e demokracise ne Shqiperi dhe forcimin e shtetit te se drejtes. Ai gjithashtu tregoi perpara medieve disa urdhra te Sali Berishes dhe te vartesve te vet qe, sipas tij, urdherojne Zyren Permbarimore te mos zbatoje vendimet e gjykates. "Ky eshte shteti i Sali Berishes, ku kryeministri urdheron mos zbatimin e vendimeve te gjykates. Kryeministri i fundit komunist ne Evrope, ka edhe shtate dite kohe per t'iu pergjigjur apelit tone dhe te qytetareve shqiptare per hapjen e kutive, ne te kundert do te ike bashke me kutite", apeloi Balla. Sipas tij, Sali Berisha po saboton me qellim te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe eshte fajtori direkt i deshtimit ne permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave. Ai nenvizoi se kreu i ekzekutivit shqiptar nuk mund te kete si alibi te marrjes peng te kutive te votimit te 28 qershorit asnje vendim gjykate, sepse nuk ka nje vendim gjykate qe bllokon hapjen e kutive nga komisionet hetimore te Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›