E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Toka tek "Tajvani", u shit me votat e Keshillit Bashkiak"

Pas truallit ne qender te Tiranes, tashme nje tjeter truall pikerisht ai tek parku "Rinia", eshte kthyer ne "molle sherri" mes qeverise dhe bashkise. Kjo e fundit, nepermjet Administratorit te pergjithshem, Dritan Agolli ka reaguar duke kundershtuar deklaratat e kryeministrit per dhenien e nje leje ndertimi nga bashkia mbi kete truall. Sipas Agollit, ky truall dhe kjo ndertese eshte legalizuar me ane te votave te dhena nga Keshilli Bashkiak. "Shoqerise "Tajvani SHPK"i eshte shitur nje siperfaqe toke per efekt legalizimi nga ane Keshillit Bashkiak. Genjejne kur thone se ligji nuk lejonte shitjen e tokes dhe bashkia e ka bere ate ne shkelje te ligjit, ne rastet e trojeve publike per efekt legalizimi toka shitet nga Keshilli Bashkiak apo ai i komunes", u shpreh Agolli. Administratori i bashkise ka treguar se per legalizimin e kesaj prone, bashkia ka ndjekur te gjitha hapat ligjore. "Me insistimin edhe te anetareve demokrate, vendosi sipas percaktimit te ligjit. Vlera e paguar me legalizimin, sikur te ishte bere me ligjin qe zbaton sot qeveria do te bente qe subjekti do te paguante 5 here me pak se cka paguar me pare ne arken e bashkise", u shpreh Agolli. Sipas tij, kjo eshte nje tjeter nderhyrje e qeverise ne autonomine e pushtetit vendor dhe kjo ceshtje thellon edhe me teper konfliktin, midis pushtetit vendor dhe atij qendror.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›