E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e bankës në Durrës, pranga në Vlorë të tretit

TIRANE-Vihet në pranga në Vlorë një nga 3 autorët e grabitjes së një banke ditën e Premte në Durrës. Autori u arrestua në banesën e disa të afërmve ku fshihej prej dy ditësh, ndërsa bashkëpunetorët e tij u prangosën dje nga policia.

Policia e Durrësit arrestoi 31 vjecarin Admirim Elezi pasi dyshon se ka marrë pjesë në grabitjen e një sasie të madhe parash në filialin e banke në Durrës.
Elezi i shpallur në kërkim prej dy ditësh u arrestua në banesën e disa të afërmve të tij në Vlorë ku strehohej që pas arratisë nga policia.

Të Premten 18 Shkurt, Elezi së bashku me dy personat Romeo Dopellai dhe Dasho Jaupllari grabitën 24 mijë euro, 6 mijë usd, si dhe 600 mijë lekë në filialin e bankës në "Rrugën Tregtare” të Durrësit. Grabitja u shënua rreth orës 09:10 të ditës së Premte, në "Rrugën Tregtare". Dy djem të moshës 25- 30 vjec kanë hyrë në filialin e banke si klientë dhe në momentin kur kanë mbërritur pranë arkës kanë kërcënuar me armë punonjësen e bankës. Si provë materiale policia sekuestroi dhe videot e kamerave të sigurisë të cilat kishin arritur të regjistronin imazhet e vjedhjes.
Operacioni i policisë së qytetit bregdetar në bashkëpunim me policinë e Tiranës vuri menjëherë në pranga Romeo Dopellin, 24 vjec dhe Daso Jaupllari 41 vjec, banues në Tiranë.
Policia informon se nga kontrolli në banesa u është gjetur dhe sasia e parave të grabitura. Nga kontrolli të shtunën në banesa policia ka sekuestruar dhe dy pistoleta dhe mjetin, tip ford festa.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›