PS: “Berisha lufton vetëm për pushtet personal”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste shprehu sërish shqetësimin për largimin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sekretari për Programin e PS-së, Andis Harasani, deklaroi se skenari i mosfirmosjes së marrëveshjes disa muaj para zgjedhjeve, rikujtojnë periudhën e turpshme të 1996. “Ky skenar i mosfirmosjes së marrëveshjes vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2009, zgjedhje që do të firmosin më së fundi ndarjen e Shqipërisë nga ky tranzicion që po i merr frymën për mbi 18 vjet, nuk ka se si të mos na kujtojë zgjedhjet e turpshme të 1996-ës, të cilat shqiptarët vazhdojnë t i paguajnë. Janë po ai President dhe ministër i fajdeve, të cilët garantuan fundosjen e kursimeve të shqiptarëve në skemat piramidale të krijuara nga vetë ata. Me këtë hap, Berisha u ribën të qartë shqiptarëve kudo që ai nuk udhëhiqet nga interesat e vendit e as nga arsyeja dhe e mira e Shqipërisë dhe shqiptarëve, por vetëm nga interesi i ngushtë i pushtetit të tij personal, që kërkon ta mbajë duke i shpërdoruar financat e shtetit për qëllime ekskluzivisht personale”, - tha Harasani.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008