Qeveria, shkelje në 108 tendera nga 184 të zhvilluara
Autori i Lajmit: red.
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Drejtoria e Shërbimeve qeveritare janë dy subjektet që kanë bërë më shumë shkelje. Ky konkluzion është arritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasqyruar në raportin vjetor të tij për vitin 2007. Në raport thuhet se nga 184 tendera të zhvilluar gjatë vitit 2007, në 108 prej tyre janë konstatuar shkelje ligjore që i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit një vlerë prej rreth 385 milionë lekësh. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se këto shkelje janë kryer 50 për qind gjatë fazës së përgatitjes së dokumenteve të tenderave nga entet prokuruese, 35 për qind në procesin e zhvillimit të tenderit, veçanërisht në pranimin, vlerësimin dhe kualifikimin e ofertuesve, ndërsa 15 për qind në fazën e lidhjes dhe zbatimit të kontratave. Ndërsa nga shkeljet në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve është shkaktuar një dëm me rreth 357 milionë lekësh dhe në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare me 17,5 milionë lekë. Barrën më të rëndë të këtij dëmi e mban rruga Durrës-Kukës, ku, sipas Kontrollit të Larte të Shtetit, ai është në vlerën e 357 milionë lekëve ose 92 për qind e gjithë dëmit të shkaktuar gjithsej nga shkeljet në tenderat e të gjitha ministrive. Sipas KLSH-së, në kontratat e lidhura me projektuesit e segmentit të rrugës Rrëshen - Kalimash dhe me kontraktorët e ndërtimit të segmentit nuk janë zbatuar kërkesat e legjislacionit shqiptar për urbanistikën dhe kontrollin e disiplinimin e punimeve të ndërtimit, si dhe tatimin mbi të ardhurat. Raporti i KLSH-së vëren se në zbatimin e kontratave të lidhura me pesë kontraktorët e segmentit të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë është vepruar në kundërshtim me disa ligje, duke shkaktuar një dëm prej 184.213 mijë lekësh. Ky efekt negativ sipas KLSH-së është shkaktuar si pasojë e ndryshimit të volumeve të punës të përcaktuar edhe nga rritja më tepër e këtyre volumeve. Në zbatimin e kontratave të lidhura me kontraktorët e segmentit të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë është shkaktuar një efekt negativ ekonomik nga shkelja e grafikut të punimeve dhe raportimit fiktiv të volumeve të punës.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008