E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shesin drogë, pranga dy rinjve

Autori i Lajmit: red.
Dy të rinj janë ndaluar ditën e djeshme nga policia e Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike në rrugën “4 Dëshmorët”. Burime nga policia bëjnë të ditur se është bërë ndalimi i Orges Xhelalit, 37 vjeç, dhe Elion Sulës, 26 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tyre është bërë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, pasi në afërsi të një shkolle janë pikasur nga forcat blu duke shpërndarë lëndë narkotike. Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit të tyre është gjetur sasia 201.5 gramë, e dyshuar si heroinë, një mjet i tipit “Seat Toledo” me targa TR 7645 K, pesë aparate celulare, një pasaportë shqiptare si dhe sasia prej 40 mijë lekësh.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›