Pranga policit, trafikonte drogë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Përfundon në qeli një punonjës i uniformave blu, pasi dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.
Specialistët e Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Shkencore dhe Drejtorinë e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë vendosur në pranga një efektiv policie, i dyshuar si i implikuar në rrjetet e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, “37-vjeçari Gëzim Dragoti, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.6 në Kombinat të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është ndaluar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Gjurmët e gishtërinjve të lëna në automjetin e ndaluar që në 2006-ën, i ishin marrë prej policisë, por që pas verifikimit nuk rezultoi të ishin të ndonjërit prej punonjësve, fakt i fshehur nga i dyshuari.
Akuzat
“Në datën 25 shtator 2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike””,- thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Sipas provave të mbledhura nga policia, 37-vjeçari Dragoti dyshohet të jetë përfshirë në një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili u zbulua gjatë operacionit ndërkombëtar “Ballkan Antitrafik”, të zhvilluar në shtator 2006 me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë.
Arrestimi
Sipas burimeve policore, në datën 22 shtator 2006, në vendin e quajtur Luzat të rrethit Tepelenë, efektivat e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa TR 8502 E, të drejtuar nga shtetasi Bujar Liçollari, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Ruajtjes së Objekteve të Rëndësisë së Veçantë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, evidentuan të fshehur në bagazhin e këtij mjeti, 75 kilogramë lëndë narkotike Kanabis Sativa. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, B.Liçollari u arrestua në flagrancë. Pas gati dy vitesh, pas një pune të mirëfilltë profesionale të specialistëve të Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Shkencore dhe Drejtorinë e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur evidentimi dhe ndalimi i autorit tjetër të këtij trafiku të lëndëve narkotike, efektivit të policisë, G.Dragoti.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008