PS: Berisha mashtron
Tiranë -Partia Socialiste i ka quajtur gënjeshtra deklarimet e kryeministrit Sali Berisha për ndihmën e qeverisë ndaj të pastrehëve, duke ndihmuar në blerjen e rreth 6000 banesave, ku qeveria do të ndihmonte në këstet e kredive. “Një gënjeshtër e madhe e mbajtur, një aferë e re korruptive e mundur, e detyroi kryeministrin tonë, që 128 ditë larg nga fundi i tij, të riformulojë gënjeshtrën e tij.
Thelbësisht, sepse në buxhetin e vitit 2009, qeveria nuk ka asnjë fond për të mbështetur financiarisht, faturën financiare të ligjëratës mashtruese të Sali Berishës dje, as për interesat, as për principalin , as për kredinë pra, as për shtëpinë”-theksoi Erjon Braçe.
Sipas tij, deklarimet e kryeministrit janë të pa mundura të realizohen. Braçe theksoi se vendimi i Sali Berishës, është antikushtetues për 3500 familje shqiptare që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve. Sali Berisha tha dje se këtyre familjeve ai do t'u paguajë interesat e kredive. Në fakt, këtë Sali Berisha e ka shkruar në ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronave të vitit 2006.