E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama tur në Elbasan

Elbasan -Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, premtoi të enjten, gjatë takimit me vullnetarët e kësaj partie në qytetin e Elbasanit, se "do të përfundojmë regjistrimin e tokës bujqësore dhe do t'u japim në dorë çertifikatën e pronësisë bujqëve e fermerëve, duke hedhur bazën e tregut të tokës".

“Ne do ta hapim këtë epokë më 28 qershor duke mbyllur procesin e certifikimit të pronësisë mbi tokën bujqësore mbi bazën e ligji 7501, duke i kthyer bujqit dhe fermerët shqiptarë nga bujkrobër që mbijetojnë pa pronë e mbështetje nga shteti në zotër të tokës që bashkëpunojnë me njëri tjetrin e me shtetin për të nxjerrë nga varfëria familjen e tyre, fshatin e tyre, atdheun e tyre”-theksoi Rama para militantëve të Partisë Socialiste në Elbasan.

Më tej, Rama vuri në duke se "nuk mund të ketë një Shqipëri të mirëushqyer me një fshat të kthyer në epokën e mesjetës dhe s'mund të ketë një Shqipëri evropiane të zhvilluar ekonomikisht pa hapur epokën e kapitalizmit në fshat".

"Më 28 qershor do të mbyllim procesin e certifikimit të pronësisë mbi tokën bujqësore mbi bazën e ligjit 7501, duke i kthyer bujqit dhe fermerët shqiptarë nga bujkrobër që mbijetojnë pa pronë e mbështetje nga shteti në zotër të tokës, që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe me shtetin për të nxjerrë nga varfëria familjen e tyre, fshatin e tyre, atdheun e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›