E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha mbron korrupsionin në shëndetësi

“Fatkeqësisht, sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga marrja e mandatit të parë të dështuar të Sali Berishës, ky i fundit na tregon të njëjtën përrallë si katër vjet më parë. Sot, 4 vjet më pas, Berisha përsërit të njëjtin premtim, që nuk diti ta mbaj gjatë 4 viteve që lamë pas”, theksoi zëdhënësja, Armela Imeraj.

Sipas saj, spitalet e vendit janë në gjendje denigruese për çdo pacient “sepse korrupsionin shumëmilionësh e bën vetë Berisha dhe familja e tij”.

“Berisha e fsheh burimin e këtij korrupsioni, mbesën e Familjes, e cila mbron interesat e klanit familjar në tenderët disa milionëshe dhe lë pas dore interesat e mijëra shqiptarëve, të rinj e të moshuar, që sot nuk arrijnë të gjejnë dot në shërbimin shëndetësor shqiptar ndihmën që kërkojnë”, vijoi ajo.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›