Meta pret në një takim reporterët e KE-së
Gjatë takimit, Meta theksoi se pёrmbushja hap pas hapi e rekomandimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është konsideruar si detyrë e rëndësishme e Shqipërisë dhe institucioneve të saj.
Gjithashtu, Meta shprehu bindjen se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aplikimi për statusin e vendit kandidat për në BE, si dhe ecuria në procesin e liberalizimit të vizave janë tregues të drejtpërdrejtë të suksesit të reformave institucionale. Raporterët nga ana e tyre vlerësuan rolin e Shqiparisë, si një kontribuese e rëndësishme e paqes jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
Më tej, numri dy i qeverisë shqiptare e siguroi delegacionin se koalicioni qeverisës është krijuar dhe funksionon për avancimin e Shqipërisë në familjen e evropiane dhe se klasa politike shqiptare do të jetë e aftë të tregojë pjekurinë e nevojshme politike.