E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka orfron mbështetjen për Shqipërinë

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh dhe ecuria e procesit të integrimit në BE, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit.

Gjithashtu, Meta i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen dinamike të shkëmbimeve tregtare.

Ndërkohë, Meta e informoi Ambasadorin Jensen për mobilizimin e kapaciteteve më të afta nga ana e Qeverisë shqiptare për t’iu përgjigjur sfidave të Shqipërisë gjatë procesit të liberalizimit të vizave dhe atij të anëtarësimit në BE.

Ambasadori Jensen, pasi shprehu mbështetjen e plotë të Danimarkës për integrimin evropian të Shqipërisë, shprehu bindjen se anëtarësimi i vendit në BE do të ishte një investim për një Evropë më të sigurt. Jensen u shpreh se Shqipëria do të jetë një faktor pozitiv në BE, ashtu siç ka qenë deri tani në rajon.

Gjithashtu, Ambasadori Jensen shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e faktorit ekologjik për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›