E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoudman: Mirëpresim marrjen e presidencës nga Shqipëria

Përfaqësuesi i Posaçëm i sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, Gerard Stoudman, shprehet se KE e mirëpret presidencën e radhës së Shqipërisë dhe është i gatshëm të kontribuojë për integrimin e vendit tonë ne BE.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm shqiptar, Gerard Stoudman, u shpreh gjithashtu se marrja e Presidencës nga Shqipëria vjen në një moment kyç dhe shënon një hap të rëndësishëm në rajon.

Këshilli i Europës po mirëpret presidencën e ardhën të Shqipërisë. Kjo gjë është me rëndësi jo vetëm se është hera e parë që merrni presidencën por kjo gjë vjen në një moment kyç dhe shënon një hap të rëndësishëm në rajon. Nëse çdo gjë shkon mirë, në kohën e presidencës suaj, situata do jetë me fitim për të gjitha palët. KiE qëndron në gatishmëri t`u asistojë dhe kontribuojë në integrimin e Shqipërisë në Evropë, në bashkëpunim me ju, qeverinë shqiptare dhe BE, tha Stoudmann.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, u shpreh se gjatë presidencës së saj, Shqipëria do të japë kontributin e saj për një sërë çështjesh të rajonit.

Kemi folur për mundësitë dhe hapësirat konkrete për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për përfaqësimin rajonal të Kosovës thekoi më tej Haxhinasto.

Shqipëria merr në maj Presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›