E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapen 100 kg marijuanë

Një operacion i policisë së Gjirokastrës është finalizuar me sekuestrimin e 100 kilogram lëndë narkotike marijuanë, ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona. Sipas uniformave blu, gjatë operacionit të koduar Ndjekja është sekuestruar edhe 3 kg marijuanë e papërpunuar në formën e çokollatës.

Lënda narkotike, e cila po transportohej nga Lazarati drejt Tiranës, është kapur në vendin e quajtur përroi i Salarisë.

Sipas njoftimit të policisë, dy transportuesit, të cilët udhëtonin me një makinë tip Fuoristradë me targa gjermane nuk kanë ndaluar në post-bllokun e ngritur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ata janë larguar me shpejtësi dhe më pas e kanë braktisur makinën bashkë me ngarkesën e lëndës narkotike. / Entela Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›