PS Berisha po pengon drejtesine

Deputetja socialiste, Vaselika Hysi ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se “po pengon drejtësinë”, duke marrë në mbrojtje gjashtë ushtarakët e Gardës së Republikës, nën akuzë për vrasjen e tre shtetasve në demonstratën e 21 janarit.
Ajo ka theksuar se policia duhet të zbatojë urdhërat e Prokurorisë, në të kundërtën drejtuesit e saj do të përgjigjen përpara ligjit.
“Këta gjashtë komandantë dhe ushtarë të Gardës së Republikës duhet të ndalen urgjentisht për krimet makabre të bëra ndaj tre protestuesve që u vranë jashtë Kryeministrisë”, është shprehur Hysi.
“Çdokush që pengon drejtësinë mban përgjegjësi ligjore. Çdokush duhet të ketë të qartë se gjashtë gardistët që po mbrohen duhet të dorëzohen në Prokurori. Nëse kjo nuk ndodh, ndaj drejtuesve të policisë që nuk zbatojnë urdhrat e Prokurorisë, do të kenë përgjegjësi penale”, theksoi Hysi.