Protestoi për numërimin e votave, pushohet nga puna elektricisti
Një 57-vjeçar nga Fieri me profesion elektricist ka paditur në policinë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier drejtorin e njësisë elektrike të tensionit të lartë për largim nga puna pa motivacion zyrtar. Shkak i kësaj përplasjeje mes vartësit dhe drejtorit është bërë tesera e PS-së që ka elektricisti, si edhe pjesëmarrja e tij në protestën e ndodhur në KZAZ-në numër 20 të Fierit, më datën 1 korrik.
Isuf Avduli, lindur e banues në lagjen "8 Shkurti" të qytetit të Fierit, prej më shumë se 37 vjetësh punon në sektorin energjetik, ndërkohë që prej 25 vjetësh është elektricist pranë TEC-it Fier në sektorin e transmetimit të tensionit të lartë. Pasditen e së mërkurës, Avduli i është drejtuar Prokurorisë së Fierit për të depozituar një akuzë kundër drejtorit të ndërmarrjes ku punon, Ferdinand Hëna, për largim nga puna pa motivacion zyrtar.
Ngjarjen e tij Isuf Avduli ka dashur ta bëjë publike, me qëllim denoncimin e asaj që po ndodh në Fier.
Isuf Avduli pranon se prej më shumë se 15 vjetësh është anëtar i Partisë Socialiste, anëtarësi që nuk e kishte penguar ndonjëherë për punën e tij. Ai thotë se edhe gjatë katër viteve të fundit, edhe pse drejtuesit e ndërmarrjes ku punon kanë qenë të djathtë, nuk i kanë nxjerrë probleme, pasi është profesionist dhe me përvojë të gjatë pune.
"Por, gjërat ndryshuan pas 1 korrikut, kur unë me anëtarë dhe simpatizantë të tjerë të PS-së protestuam për numërimin e votave në KZAZ-në 20. Një ditë më pas nuk më thanë asgjë këta të punës, por e shihja që kërkonin medoemos të më gjenin gabim", thotë Isuf Avduli. Ai thotë madje se një natë e ka gjetur të shqyer derën e dhomës së tij të punës dhe ka parë duke u larguar drejtorin e ndërmarrjes, Ferdinand Hanën, i cili kishte marrë disa dokumente. Avduli thotë se nga dhoma e tij e punës i mungonin edhe paratë e rrogës dhe për këtë vjedhje ka denoncuar në polici drejtorin e ndërmarrjes.
Elektricisti thotë se pasi e gjeti drejtorin duke marrë dokumentet nga vendi i tij i punës, komunikoi në telefon me të dhe e lanë një takim të nesërmen. "Drejtori më tha se unë duhet të lija vendin e punës, për shkak të një vendimi politik të marrë nga PD-ja lokale dhe drejtoria e ndërmarrjes", tregon Isuf Avduli. Ai shpjegon se drejtori i kishte thënë gjithashtu se shkak për shkarkimin ishin bërë pamjet filmike të protestës para KZAZ-së 20, ku elektricisti ishte në radhët e para.
Duke akuzuar padrejtësitë pafund të kryera ndaj tij nga ana e Drejtorisë së Ndërmarrjes, Avduli i bën apel Kryeministrit të vendit Sali Berisha për shqyrtim të këtij rasti. "Është në nderin e një Kryeministri që flet për standarde në zgjedhje që të shqyrtojë këtë rast, si edhe shumë të tjerë të ngjashëm me të. Meqenëse Kryeministri Berisha edhe në Fier, edhe në Tiranë u ka thënë socialistëve se nuk do të përndiqen, atëherë le të veprojë përpara këtij rasti konkret", tha Isuf Avduli. Gjithashtu, i vendosur për t‘i shkuar deri në fund të drejtës së tij, 57-vjeçari ka thënë se do t‘i drejtohet edhe Avokatit të Popullit, si edhe të gjitha organizmave të tjerë.