PS: "Fitorja qe duhet garantuar, fitorja e Shqiperise"
Partia Socialiste ka vleresuar diten e djeshme se fitorja e pare qe duhet garantuar eshte fitorja e vendit tone. Nepermjet nje deklarate per mediat, zedhenesja e Partise Socialiste, Imeraj, deklaroi se ka qene nje nate e gjate, por e mbare per procesin zgjedhor dhe leximi edhe pse i ngadalte, i verdiktit te popullit sovran po zbulon ne syte e njerezve te verteten e thjeshte te ndryshimit. "Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i falenderon edhe njehere te gjitha palet e angazhuara per integritetin e ketij procesi dhe inkurajon vecanerisht te gjithe numeruesit, vezhguesit e deputetet, per ta ndjekur minute pas minute me perqendrimin maksimal leximin e verdiktit popullor", shprehu mirenjohjen Imeraj. Sipas saj, mbeten per te numeruar edhe rreth 80% te qendrave te votimit ne te gjithe vendin. Ajo vleresoi se rezultatet e deritanishme jane ende shume paraprake, ato do te behen me solide ne fund te dites. "Por, duke qene te bindur se fitorja e pare qe duhet garantuar eshte fitorja e te gjitheve dhe e vendit tone, i cili meriton zgjedhje te lira e te ndershme per te hedhur nje hap te madh drejt Bashkimit Evropian, ne do ta shpallim fitoren tone, pasi te jete siguruar fitorja e te gjitheve. Nderkohe qe socialistet do te vazhdojne te informojne per cka mbledhim ne kohe reale.