PS: Berisha të flas për bilancin e luftës, 150 të vrarë për 3 muaj
Partia Socialiste, nëpërmjet nënkryetarit të grupit kuvendor, Sajmir Tahiri, ka kërkuar nga Kryeministri Sali Berisha të mos merret me opozitën, por t’u thotë shqiptarëve bilancin e luftës të këtyre tre muajve të fundit, ku kanë humbur jetën 150 qytetarë.
“Arsyeja e vërtetë e ngjarjeve të rënda të tre muajve të fundit është keqqeverisja. Berisha flet për imunitetin e jo për vrasjet. Shan opozitën çdo ditë, por nuk flet për krimet që ndodhin, për vjedhjet, për vrasjet, për trafikun e drogës”, u shpreh Tahiri gjatë një daljeje për mediat nga selia rozë. Ai theksoi se kjo gjendje merr fund kur të marrë fund kjo qeveri, ndërsa u shpreh se tani vendit i duhet një prokuror i pavarur dhe gjykata të pavarura.
Një ditë më parë ishte përsëri deputeti Tahiri, i cili përmes një letre dërguar Kryeministrit kërkoi prej tij të japë llogari për atë çfarë po ndodh nëpër minierat e Shqipërisë.
1 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
PS: Berisha të flas për bilancin e luftës, 150 të vrarë për 3 muaj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip