Luan Rama: Ska kohë për referendum, imuniteti të hiqet me konsensus politik
Lëvizja Socialiste për integrim, një nga aleatët kryesorë të qeverisë Berisha e përforcon edhe më tej qëndrimin e saj rreth faktit se ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë heqjen e imunitetit duhet të zgjidhen në parlament, përmes konsensusit politik dhe jo përmes referendumit, siç propozoi kryeministri.
Përmes një konference për shtyp ditën e sotme, sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u shpreh se nuk duhet humbur akoma kohë me retorika të kota, por duhet shpejtuar në arritjen e konsensusit në parlament për heqjen e imunitetit si detyra e radhës për vendin tonë në kuadër të marrjes së statusit kandidat.
Referendumi në rastin konkret në gjykimin tim nuk na lejon mundësinë që ta përmbushim këtë detyrë përpara tetorit, kur do të bëhet vlerësimi i ecurisë së Shqipërisë përballë përmbushjes së detyrime të BE-së. Nëse do të ishte e mundur që referendumi të behej përpara tetorit nuk ka asgjë të keqe, por LSI gjykon dhe është e bindjes se heqja e imuniteteve duhet votuar dhe ekzistojnë ende mundësitë që kuvendi ta përmbushë këtë detyrë, – tha Rama.
Ndërkohë që lidhur me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Rama e përgënjeshtroi fjalët që flisnin për një pakt të LSI për të marrë këtë post, duke theksuar seatributin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm e ka Presidenti i Republikës dhe ai duhet të vendosë se çdo të bëhet me këtë kauzë.
1 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Luan Rama: S’ka kohë për referendum, imuniteti të hiqet me konsensus politik burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip