Aksidentet, 4 të plagosur rëndë në Lezhë dhe Laç
Katër persona janë plagosur sot në dy aksidente të ndryshme por me motive të njëjta në autostradën Lezhë-Fushë Krujë dhe Lezhë-Shkodër. Të dëmtuarit kanë përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia tregon se “shkak i aksedenteve është mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor”.
Laç- Një motoçikletë i ka prerë rrugën makinës, përpasojë drejtuesi i saj është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Por aksidenti i ka shkaktuar plagë edhe drejtuesit të mjetit i cili po trajtohet gjithashtu në këtë spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10.00 në autostradën Lezhë-Fushë Krujë, kur një motoçikletë që drejtohet nga shtetasi Ylli Kuqi, i ka dalë para, në rrugë automjetit tip kamioçinë me targa të Tiranës. Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës janë plagosur. Makina me targa TR 73 10 J drejtohej nga 31-vjeçari, Petrit Mesi nga Fushë-Kruja.
Ndërsa me motoçikletë ka qenë shtetasi Muharrem Dika, 41- vjeç po nga Fushë-Kruja. Aksi rrugor Lezhë-Fushë Krujë, është tashmë rruga që shënon numrin më të madh të aksidenteve. Një ndër arsyet janë edhe degëzimet e shumta të saj, pasi përshkohet nga disa fshatra në gjithë gjatësinë e saj nga Tiranë drejt qyteteve veriore të vendit.
Lezhë- Shtetasi Gjin Zefi është aksidentuar rëndë sot në orët e paradites. Ai ka marrë plagë pasi është përplasur nga një automjet teksa po drejtonte motoçikletën e tij në aotustradën Lezhë-Shkodër. Edhe drejtuesi i makinës ka marrë plagë dhe gjendet në spital.
Nga ekspertiza e policisë ne vendin e ngjarjes mësohet se 50 vjeçari Zefi i ka prerë rrugën automjetit që drejtohet nga Jak Pema, pranë fshatit Balldre. Dy të aksentuarit, 64 vjeçari Pema dhe 50 vjeçari Zefi janë transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.