E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Berisha te ndale presionin. PD Dhunues vetem Rama

Bashkia e Tiranes palet akuza per presion ndaj Kolegjit

Dy dite perpara se Kolegji Zgjedhor te shprehet per kerkese-padine e Partise Socialiste per zgjedhjet e Tiranes politika ka ricikluar mesazhet direkte ndaj gjykates dhe akuzat reciproke. Nje nga drejtuesit e grupit parlamentar te selise roze Saimir Tahiri deklaroi dje se vendimi i dates 6 korrik eshte historik per vendin. sipas tij qeveria e ka vene nen presion Kolegjin i cili pikerisht per kete arsye duhet te rinjohe pergjegjesite e veta dhe te veproje mbi bazen e integritetit profesional. Drejtesia shqiptare eshte para nje prove jetike per demokracine shqiptare dhe per vete gjyqesorin ne kushtet e nje procesi zgjedhor te shkaterruar fund e krye nga KQZ-ja e Ristanit dhe e Saliut... Kolegjit Zgjedhor i ka lindur detyrimi historik per te gjykuar mbi kutite e shqyera te KQZ-se per te rivendosur parimet e shtetit te se drejtes duke garantuar themelin e demokracise qe sot me shume se kurre kercenohet nga korrupsioni e dhuna e Kryeministrit tha Tahiri. Ketij apeli te PS-se i eshte kunderpergjigjur Partia Demokratike e cila permes zedheneses Albana Mustafaraj ka hedhur poshte akuzat duke nenvizuar se autoresine e dhunes ndaj gjykates e mban vetem kryetari socialist. Edhe sot z. Rama vazhdoi me ritualin e sulmeve dhe akuzave te pabaza ndaj procesit zgjedhor. Te gjithe e dine se dhune dhe presion ne kete proces ka ushtruar vetem z. Rama. I pakenaqur nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga vendimet e institucioneve te pavarura z. Rama ka ushtruar vazhdimisht shantazh ndaj KQZ-se dhe ndaj Kolegjit Zgjedhor tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›