PS, Braçe: Arka e shtetit bosh, qeveria po abuzon me taksat
Partia Socialiste deklaron se arka e shtetit eshte e boshatisur dhe ne kete situate qeveria sipas Erjon Braces po abuzon me taksat.
"Një mori të dhënash zyrtare, por më shumë iniciativat ligjore të
Qeverisë, ditët e fundit, dëshmojnë gjithnjë e më shumë se arka e
shtetit është bosh. Qeveria po kërkon me ngut e dhunë, burime të reja
financiare për të mbushur sa të mund, asnjëherë në mënyrë të
mjaftueshme, arkën e shtetit. Rritja e taksave, taksimi i shumëfishtë,
taksimi i të ardhurave të sakrificës të pa taksuara më parë, legalizimi i
parave të korrupsionit, parave të pista të trafiqeve kriminale -
përkundër një takse 10 % paguar Sali Berishës. Riklasifikimi i bizneseve
të vogla, rivlerësimi i tatimeve për Dhjetorin e vitit që shkoi- me
qëllim zhvatjen deri në qindarkën e fundit, është sjellja ligjore e
administrative e Qeverisë në këtë fillim viti përkundër biznesit dhe çdo
shqiptari sipërmarrës në vështirësi të konfirmuar tashmë", thote Brace.
Dorian Kodra
< I mëparshmi