Tiranë, dita informative e Tempusit
Tashme ne vendin tone po zbatohet programi i katert i Tempusit, i cili do te perfundoje ne 2013, nje program mjaft i rendesishem sipas perfaqesuesve te arsimit te larte, per tu renditur perkrah universiteteve europiane. Ne diten informative te Tempusit ne vendit tone, drejtuesit e arsimit ne vend, thone se ky program synon modernizimin e kurrikulave si dhe kualifikimin e stafeve pedagogjike, sipas metodave europiane.
"Tempusi shoqerohet me ndryshime te rendesishme ne filozofine e vet. Ai
tashme synon bashkepunim te universiteteve tona me partneret evropiane,
por keto projekte synojne dhe qeverisjen e universiteteve dhe lidhjen me
te forte te universiteteve tona ne shoqeri. Keto projekte synojne
permiresimin dhe kontrollin e cilesise ne institucionet tona ne arsimin e
larte, kuadrin kombetar te kualifikimit, gradat e perbashketa, kurset
master dhe doktorature", thote Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit.
Dita informative eshte zhvilluar ne ambientet e Akademise se Edukimit
Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", nje institucion i arsimit te larte qe i
eshte nenshtruar programit te Tempusit dhe qe sipas drejtuesve te saj
ka sjelle majft arritje.
"Procesi i Bolonjes, deri dje vetem imagjinar, kthehet ne nje realitet
kurrikular, biblioteke e re, laborator linguistik i ri, pajisje moderne
te tij, mjedise sportive e pajisje te shumta kompjuterike dhe te
informacionit etj", tha Vesel Rizvanolli.
Në vendin tonë Tempus IV realizohetnë kuadrin e Programit IPA të
programit të bashkëpunimit të Komisionit Evropian me shtetet e Ballkanit
Perëndimor. Ne ceremonine e dites informative te tempusit, kane marre
pjese rektore dhe dekane te universiteteve te njohura ne vend.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi