Kodheli: Topalli shkeli rregulloren e Kuvendit. Reagon PD
Partia Socialiste hedh poshte gjithcka. Mimi Kodheli akuzoi, Jozefina Topallin per shkelje te rregullores se Kuvendit. Sipas Kodhelit, Topalli po cenon te drejtat e deputeve te opozites jo vetem brenda vendit, por edhe ne perfaqesimin e saj jashte Shqiperise. Por zedhenesja e Partise Demokratike, Erla Mehilli, i ashperson tonet e kritikave ndaj kryesocialistit, Edi Rama.
"Ne letër shprehemi si më poshtë: Sipas rregullores së Kuvendit të
Shqipërisë, neni 7, pika 3, Kryetarja e Kuvendit emëron anëtarët e
delegacioneve në bazë të konsultimeve me kryetarët e grupeve
parlamentare dhe përfaqësimi duhet të reflektojë përbërjen e
Parlamentit. Në rast mosmarrëveshjesh duhet të votohet në Kuvend.
Emërimi është bërë në mënyrë arbitrare jo vetëm se nuk është respektuar
rregullorja, por dhe vendet që i takojnë opozitës janë reduktuar vetëm
në një", tha Kodheli.
"Këshilli i Evropës, hodhi poshtë me votë unanime, kërkesën e turpshme e
anti-shqiptare të Edvin Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut, për
përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm i rëndësishëm evropian. Pas
këtij dështimi të merituar dhe përçmimit të letrës së mbushur kryekëput
me trillime dhe mashtrime, e të firmosur nga shoqja Arta Dade, Edvin
Kristaq Rama sulmon me një gjuhë ordinere të denjë vetëm për shoqen
Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajeson atë se ajo i njohu
shqiptarët me dokumentin e Këshillit të Evropës, i cili e ka gjetur
brenda të gjitha proçedurave, përbërjen, proporcionalitetin dhe
kredencialet e delegacionit shqiptar", reagoi Erla Mehilli, zedhenese e
Partise Demokratike.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi