E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Brace Nafta virgine krim i organizuar nga pushtetaret

Partia Socialiste i cileson aferat me naften virgine si krim te organizuar nga qeveritaret. Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace duke kerkuar reagimin e qeverise tha se korrupsionin me naften e paperpunuar shqiptare ka si drejtues pushtetare te larte. Ai duke kerkuar reagimin e Kryeministrit Berisha per kete ceshtje tha se eshte vete Berisha qe fshihet pas gjithe kesaj.

Faktet e dala nga hetimi dje dhe sot deshmojne pikerisht kete. Heshtja e Sali Berishes dje dhe sot deshmon se Sali Berisha eshte zoti i plotfuqishem i cdo pasurie kombetare ne kete vend Ai po shproneson shqiptaret. Ai po proneson qeveritaret dhe familjaret. Shqiptaret jane rrogetaret qeveritaret dhe familjaret jane pronaret deklaroi Brace.

Ai i ka nenvizuar se Nuk jane dy biznesmene por qeveritare e familjare ata qe drejtojne mafian e naftes. Nuk jane dy kompani por dhe nje e trete e ngritur politikisht administruar familjarisht favorizuar administrativisht me kater vendburime kombetare te naftes qe ka kryer te njejtin krim shitje te naftes bruto te pa perpunuar ne tregun e brendshem shqiptar ne vitet 2009-2010 nuk ka qene vetem ARMO por edhe nje tjeter kompani qe ka pjese ne mafian e naftes e qe ka sherbyer ne kete operacion kriminal. Sasite kane qene te medha dhe perfitimi edhe me i madh.

Deputeti i PS-se theksoi se rruget po behen me borxhe te marra anekend botes sepse parate e korrupsionit mungojne ne buxhetin e shtetit dhe shtojne pasurite e qeveritareve dhe familjareve dhe jo sic shprehet Berisha se rruget po shtrohen me parate e nxjerra nga lufta ndaj korrupsionit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›