E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Braktisje arsimit

Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot për braktisjen që po i bëhet profesionit të arsimtarit. Me anë të një deklarate, kryetarja e Komisionit të Arsimit në këtë parti, Ledi Shamku akuzoi qeverinë sipas të cilës po rrënon këtë profesion, duke vrarë dëshirën e e të rinjve dhe të rejave shqiptare për t’u bërë edukatorë brezash.

“Pasi arsimtarët u ndjenë të tallur e të mashtruar gjithë këto katër vjet, me premtime për dyfishime pagash apo për status të veçantë, pasi u përbuzën e u përdorën si vegla pa vlerë në ca eksperimenteve të dështuara, sot të rinjtë tanë mund të zgjedhin të bëhen shoferë apo tregtarë, por jo mësues! Sot ky profesion në braktisje është në krizën e vet më të thellë, të panjohur kurrë më parë.”-theksoi Shamku.

Më tej, ajo bëri me dije se në shumë shkolla të vendit ka mungesë të theksuar të mësuesve, duke përmendur këtu rastin e qytetit të Tepelenës, nuk ka mësues matematike për shkollat e mesme. Shamku ka premtuar rivendosjen e autoritetit dhe dinjitetit të arsimtarit në shkollë dhe krejt shoqërinë. “Dhe ky dinjitet do të thotë kualifikim, shpërblim dhe status”-përfundoi fjalën e saj për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›