Topi në Kosovë,do të shpallet Qytetar Nderi në Ferizaj

Presidenti Bamir Topi vazhdon vizitën për të dytën ditë në Kosovë. Axhenda për ditën e sotme përfshin një takim me kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa dhe më pas një ndalesë në Muzeun e Kosovës. Axhenda vazhdon me një vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tek Shpella e Gadimes. Rreth mesditës presidenti Topi do të udhëtojë në Ferizaj ku do të shpallet edhe qytetar nderi nga bashkia e qytetit. Më pas presidenti Topi shoqëruar edhe nga presidenti kosovar Sejdiu do të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me biznesin shqiptaro-kosovar. Vizita do të mbyllet me një konferencë shtypi tek Hotel Grand.