E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS kërkon vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës

Uashington - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të zjarrit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara abstenuan nga votimi, por 14 vendet e tjera të Këshillit e miratuan rezolutën me fuqi ligjore mbrëmë vonë. Ministrja e Jashtme amerikane, Condoleezza Rice, deklaroi: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se është e rëndësishme të shikohet se çfarë do të sjellë ndërmjetësimi egjiptian. Rezoluta paraqet mbështetjen e këtyre përpjekjeve dhe për këtë arsye kemi vendosur të mos votojmë kundër."

Rezoluta kërkon shpërndarjen pa pengesa të ndihmave humanitare në Gazë. Po ashtu, dokumenti u bën thirrje vendeve anëtare të OKB-së të ndihmojnë për të garantuar një armpushim të qëndrueshëm, përfshirë marrjen e masave kundër kontrabandës së armëve nga Hamasi, në mënyrë që të rihapen pikat kufitare të Gazës.

Zyrtarët e OKB-së thonë se 750 vetë janë vrarë në territorin palestinez, një e treta e të cilëve janë fëmijë, afro 2 javë pas fillimit të ofensivës izraelite kundër Hamasit. Dje, Agjencia e OKB-së për ndihmat në Gazë tha se i ndërpreu operacionet për shkak të rrezikut që i kanoset nga ushtria izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›