PS: Cunam në arsim
Tiranë -Vitin 2009, Partia Socialiste e ka konsideruar si vitin e cunamit për arsimin në Shqipëri. Në një reagim publik, kryetarja e Komisionit të Edukimit Ledi Shamku, tha se Ministria Arsimit ende nuk u ka shpërndarë programet e reja mësimore shtëpive botuesve, edhe pse po vjen muaji shkurt. “Të rrezikuar nga kjo e keqe kolektive janë ata 35.000 nxënës që po përmbyllin ciklin 9-vjeçar dhe në shtator gatiten të fillojnë arsimin e mesëm. Gjithë këta nxënës pas pak muajsh do duhet të pajisen me tekste të reja shkollore, të konceptuara afërmendsh mbi programe të reja që duhet t'i përmbahen ciklit 3-vjeçar”-theksoi Shamku.
Ajo tha se për vitin e ri shkollor, nuk do të ketë tekste për një kohë të pacaktuar, ose sipas do të ketë tekste mizerabël të hartuara kuturu. Më tej, Shamku nënvizoi se qeveria e Sali Berishës do të mbajë përgjegjësi për situatën konkrete dhe për gjendjen skandaloze ku ra arsimi ynë nga viti në vit.