PS: Dhuna nuk është zgjidhje, kush e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Partia Socialiste dënoi sot aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës gjatë protestës në Tiranë, duke bërë thirrje për shmangien e akteve që cenojnë institucionet publike.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, PS-ja kujtoi pasojat e kaosit në të kaluarën, kur në emër të zemërimit dhe revoltës u sulmuan institucione dhe u shkatërrua prona.
“Dhuna nuk është zgjidhje! Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.
“Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë”, përfundon reagimi.
/gj.m/r.e/