PS: "Dosjet", në Gjykatën Kushtetuese
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste do t i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ligjin e dosjeve. Ky konfirmim ka ardhur dje nga nënkryetari i Grupit Parlamentar, Erjon Braçe. “Pa dyshim, që do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, - pohoi ai. Braçe iu referua me këtë rast edhe kërkesës për dorëheqje si pasojë e këtij ligji të shefit të grupit hetimor për çështjen e Gërdecit, Zamir Shtylla. “Sa për procesin hetimor, po ju them se armiku kryesor për të zbardhur dhe shkuar deri në fund krimit apo vrasjes shtetërore të Gërdecit, është Sali Berisha. Do të ndikoj apo jo dorëheqja, këtë nuk mund t ua them dot sot, sepse nuk jam në brendësi të hetimeve. Por, do të doja t ju them se deri ditën e fundit kur përpara drejtësisë të shkojnë këta njerëz, nuk do të ketë absolutisht asnjë tërheqje nga kërkesa për drejtësi”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009