Mediu: “Po shqyrtojmë seriozisht kërkesat e ish-pronarëve”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Mënjëherë pas shpalljes nga ana e shoqatës së ish-pronarëve “Pronësi me Drejtësi” të 12 pikave për zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri, ka reaguar Partia Republikane dhe Kryetari i saj, Fatmir Mediu. Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Ballkan”, Mediu sqaron se tashmë republikanët janë njohur me këto kërkesa, madje, Grupi Parlamentar i kësaj partie është duke i shqyrtuar, duke pasur mundësinë e futjes së tyre në një projekt që po përgatisin për t i dhënë fund zgjidhjes së kthimit dhe kompensimit të pronave. Kryetari i PR-së është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk do të ketë kundërshti me ish-pronarët dhe organizmat që përfaqësojnë ata, pasi mospërputhjet konsistojnë vetëm në nivel teknik dhe në formulimin ligjor të çështjes së pronave, por asnjëherë kundër asaj që është thelbësore dhe esenciale, kthimit dhe kompensimit të pronës së shqiptarëve tek pronarët e ligjshëm. Sipas tij, ditët në vijim do të jenë vendimtare për këtë çështje pasi Grupi Parlamentar Republikan po përgatitet për të sjellë në Kuvend, komisione parlamentare dhe qeveri një projekt që do të përmirësojë dhe ndryshojë ligjet ekzistuese për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe do t i propozojë qeverisë që fondi prej 5 milionë dollarësh, i cili ishte akorduar për shtresën e ish-pronarëve për 2008-ën, t i shtohet fondit të 2009-ës dhe të mos digjet, por të shkojë në xhepat e pronarëve. Mediu ndër të tjera tha: “Jemi vënë në dijeni para dy ditësh për kërkesat e shoqatës së ish-pronarëve “Pronësi me Drejtësi. Partia Republikane është dhe mbetet e angazhuar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës private dhe tokës në Shqipëri. Prandaj në këtë kuadër ne si parti kemi marrë tashmë këto kërkesa të cilat i gjykojmë se duhen shqyrtuar dhe marrë parasysh. Për këtë arsye Grupi Parlamentar Republikan tashmë ka në dorë këto kërkesa dhe do t i shqyrojë ato pikë për pike, me qëllim gjetjen e emëruesit të përbashkët midis palëve. Gjithashtu, Grupi ynë Parlamentar në vijim do të formulojë një draft që do t ia paraqesë Parlamentit, komisioneve dhe qeverisë për marrjen parasysh të kërkesave të të gjithë ish-pronarëve, kuptohet kjo në bazë të Kushtetutës dhe konform ligjit, pra nismat tona ligjore për zgjidhjen përfundimtare të pronave do të jenë në axhendën tonë ditët në vijim. Për sa i përket esencës së këtyre kërkesave, PR-ja nuk ka qenë asnjëherë në kundërshti me asnjë organizëm që ka mbrojtur interesat e pronarëve, por diferencat teknike të formulimit dhe thurjes së drafteve apo kërkesave janë të natyrshme, pasi nismat tona janë konkrete dhe ligjore. Është e vërtetë që ne po i shqyrtojmë seriozisht këto kërkesa dhe shumë shpejt do të kemi edhe konkluzionet e para”, - përfundoi Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu, në një prononcim ekskluziv për gazetën “Ballkan”.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009