E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi Tenderet me abuzime

LUAN BREGASI Komuniteti i biznesit hedh akuza te forta ndaj qeverise e cila ne vend qe te luftoje korrupsionin e stimulon ate. Sipas tyre ka nje mungese te theksuar konkurrence ne treg me tenderet publike. Ne shume raste punet e qeverise jepen pa gare ndersa kompanite qe fitojne jane njerez te lidhur me pushtetin. Ndaj biznesi ben thirrje per rishikim te ligjit te prokurimeve dhe nje fryme te re qeverisese. Meqenese qeveria eshte e prirur te degjoje me shume perfaqesite e huaja ne vend sipermarrjet ia kane parashtruar shqetesimet ambasadorit te prezences se OSBE Eugen Wollfarth. Ky i fundit ka vene theksin ne rritjen e transparences si dhe ne respektimin e shtetit ligjor. Pak kohe me pare edhe drejtorja e Ballkanit ne Banken Boterore pohoi se Shqiperia mbetet vendi me i korruptuar ne rajon. Duke ju referuar pikerisht prokurimeve publike ajo evidentoi se perceptimi i investitoreve per nivelin e korrupsionin ne Shqiperi mbetet ende i larte. Shiko kroniken video

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›