E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania Me mire qe nuk hyme ne Eurozone

David CameronKryeministri britanik David Cameron deklaroi te dielen se me mire qe Britania e Madhe nuk u be pjese e Eurozones sepse ne te kundert ne keto moment do te ishte pjese e krizes evropiane.

Gjate nje interviste per BBC kreu i qeverise britanike theksoi se edhe ne kete menyre kriza ne Zonen Euro ishte nje kercenim per ekonomine e vendit te tij dhe per mbare ekonomine boterore. Sipas tij tashme lideret evropiane do te duhet te marrin veprime te shpejta dhe decizive. Por megjithate kryeministri e pranoi se 40 e eksporteve te Britanise se Madhe shkojne drejt Eurozones ndaj dhe ky vendi nuk do te mund ti shpetoje problemeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›