E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, makina përplaset me autobotin, 1 i vdekur

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Aksidenti ka ndodhur pranë kthesës së fshatit Llakaj ku një makinë tip benz me targa të Lushnjes është përplasur me një autobot me targa të Elbasanit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri i cili ndodhej në makinë dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Mendohet se shkak i aksidentit të jetë bërë lagështira në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›