E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Fakte per korrupsion

Tirane - Nenkryetari i Partise Socialiste, Erjon Brace ka vijuar edhe sot me akuzat kunder kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se vleresimet e fundit per Lirine Ekonomike ne vend konfirmojne edhe nje here binomin shkaterrues per kete vend: korrupsionin dhe pronat, te cilat vleresohen dukshem me poshte ne indekset e publikuara.

Gjate nje deklarate per shtyp, Brace tha se pronat jane perdorur per korrupsion dhe korrupsioni me pronat, tokat, me se shumti eshte dominant, duke punesuar pushtetare te çdo lloj qendror apo lokal, ata qe merren me bujqesine, po ashtu ata qe merren me ndertimet ne fushe apo ne mal, ne bregdet apo ne pyll, toke shteterore, publike, e ndermarrjeve publike, reparteve ushtarake, e pa ndare apo me pronare te
certifikuar qysh heret.

Brace akuzoi edhe shtetaret shqiptare pasi sipas tij deklarimet e pronave qe kane bere jane krejt qesharake. "Po t'u hedhesh nje sy deklarimeve te pasurive te pushtetareve tane, te gjitha te blera me çmime qesharake, prona ne siperfaqe te konsiderueshme duke nisur nga familja e Kryeministrit dhe me poshte. Se fundmi, ne ikje siper, zhvatja e tokave publike, ka formesuar nje fushate masive ne te gjithe territorin e vendit.”, vijoi Brace.

Numridy i grupit parlamentar socialist vazhdoi duke numeruar fakte qe sipas tij vertetojne pershirjen e kryeministri dhe mbeshtetesve te tij ne afera korruptive. "Ne vetem 2 muaj, ne komunen Novosel-Vlore, jane ndare 100 hektare dhene me qera, ku perfitues jane: Keshilltari i PD 1 ha, Kryetari i PD se zones-keshilltar 10 ha, shoferi i Kryetarit te Komunes 10-ha, nje tjeter Keshilltar i PD 4.6 ha, djali i Sekretarit te Komunes 0.2 ha, vellai I Sekretarit te Komunes 1 ha, djali i Kryetarit te Komunes 10 ha, dy pushtetaret vendore e drejtor drejtorisht ne Vlore 18.3 ha, 2 biznese te deshtuara, kliente politike 19.5 ha. Ne Elbasan, procesi njoftohet publikisht ne gazeten lokale te PD te qarkut, nga drejtuesit lokal te PD”, tha Brace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›