E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A hapet sot me dy takime

Jave e 19-të e Serisë A do të hapet sot me takimet Siena-Rexhiana dhe Milan-Fiorentina. Takimi i parë do të zhvillohet në orën 18:00. Siena ndodhet në vendin e 15-të me 19 pikë, ndërsa Rexhina zë vendin e parafundit me 13 pikë. Ndeshja parashikohet interesante për vetë nivelin e përafërt që kanë dy skuadrat.

Ndeshja mes Milanit dhe Fiorentinës, që është edhe më kryesorja për këtë javë, do të luhet në orën 20:30. Skuadrat e Milanit është në luftë për kreun e renditjes, megjithëse ndodhet 9 pikë larg Interit kryesues. Milanezët vijnë nga barzimi 2-2 me skuadrën e Romës. Fiorentina aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 32 pikë, dy më pak se Milani.

Fiorentina historikisht i ka sjellë probleme skuadrës së Milanit në përballjet e tyre direkte. Takimi pritet të ndiqet nga një numër i madh sportdashësish, pasi në stadiumin “San Siro” do të bëjë debutimin edhe Devid Bekam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›