E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, PS bojkoton komisionin e ligjeve nesër në Parlament

TIRANE- PS zyrtarizoi sot vendimin e grupit parlamentar të një ditë më parë. Deputetët socialistë bojkotuan sot punën e komisioneve parlamentare ndërkohë që pritet pjesmarrja e deputetëve në seancën kuvendore të së enjtes. Grupi parlamentar i PS vendosi dje bojkot të komisioneve parlamentare deri në zbardhjen e së vërtetës për tre viktimat e 21 janarit. Në komisionin e ligjeve, i pari që u mblodh sot në kryesinë e kuvendit që në orën 09:00 u vu re mungesa e deputetëve të opozitës dhe pjesëmarrja vetem e atyre te mazhorancës. Deputetët e PS-së do të jenë në seancat parlamentare por jo për t’u bërë pjesë e debateve për nisma të ndryshme ligjore, por vetëm për të ngritur cështje që sot mbajne opoziten në shesh.
PS paralajmëroi dje protestën tjetër që do të zhvillohet të premten më 4 shkurt.
(NEWS24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›