21 janari, Basha sot në komision hetimor, Berisha: Puci u organizua me telefon
TIRANE- Komisioni hetimor, i ngritur nga mazhoranca për hetimin e demonstratës së 21 Janarit, të cilën PD e quan “puç shteti”, do të vazhdojë sot pasdite punën me dëgjimin e ministrit të Brendshëm. GSH: Topi refuzon komisionin hetimor. Kryeministri dëshmoi dje në komision: Puci u organizua me telefon, ndaj u tremben tabulateve. Sulmon presidentin Topi e Ina Ramën.
KOMISIONI HETIMOR, SOT SEANCA DEGJIMORE ME LULZIM BASHEN
Komisioni hetimor, i ngritur nga mazhoranca për hetimin e demonstratës së 21 Janarit, të cilën PD e quan “puç shteti”, do të vazhdojë sot pasdite punën me dëgjimin e ministrit të Brendshëm. Zoti Lulzim Basha do të jetë para deputetëve të komisionit hetimor nga ora 17.30 minuta e pasdites së sotme. Ndërsa nesër në ora 17:00 do jetë seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Informativ Shtetëror, zotin Bahri Shaqiri, dhe në ora 18:00 me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Në datën 3 shkurt ora 17:30 komisioni hetimor ka thirrur për të dëshmuar Presidentin e Republikës, Bamir Topi. "Gazeta Shqiptare", shkruan sot se presidenti “ka vendosur të refuzojë kërkesën për t’u paraqitur në një seancë dëgjimore para komisionit në datën 3 shkurt”. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga burime të institucionit të kreut të shtetit por nuk janë dhënë arsyet e këtij vendimi.
Në datën 4 shkurt, 17:00 ora 17:00 me Drejtorin e Policisë, Hysni Burgaj. Më 4 shkurt, ora 18:00 me Komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.´
Seancat dëgjimore nisën dje me kryeministrin Berisha dhe përfundojnë në datën 5 shkurt me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Po dje Komisioni Hetimor kërkoi që të administrohen tabulatet e telefonave të disa gazetarë, dy prokurorëve si edhe ato të kreut të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj. Me propozim të deputetit Gent Strazimiri, u vendos që kompanitë celulare të vendosin në dispozicion të hetimit parlamentar “tabulatet e celularëve për gazetarët Andi Bushati, Sokol Balla, Filip Çakulli, Mero Baze si dhe për prokurorët Olsi Çela dhe Shkëlqim Hajdari”.
BERISHA: PUCI U ORGANIZUA ME TELEFON, NDAJ U TREMBEN TABULATEVE
ORA 19:00- (31 janar) Berisha deshmon përpara komisionit hetimor parlamentar. Sipas kryeministrit Berisha organizatorët e grushtit të shtetit, Rama, Ruci e Gjinushi drejtonin “banditët që sulmuan për 5 orë kryeministrinë me anë të telefonit”, prandaj sic tha ai, “Kërkimi i tabulateve ka tronditur pucistët”.
Berisha kërkoi gjatë dëshimisë së tij që të hetohen të gjithë organizatorët dhe bashkë me ta drejtuesit e SHIK që nuk dhanë asnjë informacion për ngjarjet.
"SHIK ka një nga objektivat kryesore mbrojtjen e Kushtetutës, nuk ka sjellë as edhe informacionin më të vogël për ngjarjen. Cfarë i shurdhojnë veshët këtij shërbimi për të cilët qeveria shpenzon 70 milion më shumë se në vitin 2006. Kjo cështje meriton hetimi të plotë”,- tha kryeministri.
Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria për 6 gardistët, Berisha I cilësoi një manovër që pucistët të mund të vepronin të lirë, sic tha ai, duke sulmuar përsëri kryeprokuroren në këtë mënyrë. “Prokuroria e Përgjithshme do vendoste arrestimin e të gjithë zinxhirit komandues të gardës, në mënyrë që pucistët të vepronin të lirë. Cili ishte kapoja që urdhëroi kryeprokuroren?”,- tha më tej Berisha duke theksuar se për këtë arsye ky komision kërkon tabulatet.
Gajtë fjalës së tij kryeministri Berisha tha se edhe Presidenti i vendit Bamir Topi duhet të japë shpjegime për ngjarjet e 21 Janarit. “Presidenti nuk citonte asnjëherë të vetme fjalën dhunë gjatë deklaratave të tij”, tha më tej Berisha.
BERISHA NË KOMISION: 21 JANARI GRUSHT SHTETI I ORGANIZUAR
ORA 18:10- Kryeministri Berisha rreth orës 17:30 ka nisur të dëshmojë në komisionin hetimor parlamentar të ngritur vetëm me përfaqësues nga PD-LSI për ngjarjet e 21 Janarit. Në dëshminë e tij, ashtu si edhe më herët kryeministri Berisha e ka cilësuar demonstratën si grusht shteti të organizuar nga tre persona, Rama, Ruci e Gjinushi.
“Grushti i shtetit u organizua në Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci, Skënder Gjinushi për të përmbysur me dhunë pushtetin legal nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Për ti rikthyer Shqipërisë dhe shqiptrarëve kohërat e republikës të bananeve, më të pasigurta, më të padëshiruara për shqiptarët”,- tha Berisha.
Sipas kryeministrit, grushti i shtetit ishte paralajmëruar më herët nga organizatorët e tij, dhe u përgatit me frymën e një fondamentalizmi ekstrem, sic tha Berisha.
“Puci i 21 Janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjithë rregullat e një akti të tillë të turpshëm, ishte një grusht shteti i cili u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, Rama, Ruci,Gjinushi, ishte një grusht shteti i cili u përgatit me frymën e një fondamentalizmi ekstrem”.
Duke theksuar se kjo ishte një formë e marrjes së pushtetit me dhunë e armë nënvizoi se “Kurrë kjo palë nuk ka ardhur në pushtet nëpërmjet votës, në 97’, përdori dhunën e armët për të ardhur në pushtet, nuk bëri kurrë zgjedhje të lira. Banditë kriminelë, trafikantë, mercenarë, rrethuan për 5 orë këshillin e ministrave, kryeministrin e vendit me vendosmërinë totale për ta pushtuar ndërtesën dhe për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira”,- theksoi Berisha.
Sipas tij, cdo gjë ishte e përgatitur në atë rrethim që zgjati 5 orë. “Ishte përgatitur jo vetëm skenari, por edhe semantika, teknologjia që do përdorej”.
Gjatë dëshmisë së tij kryeministri tha se “Ata që më rrethuan mua ishin bajlozët e një pushteti të vjetër. Urdhëa banditëve iu jepte kryetari i pucit, madje edhe ata që shqiptarët i nxorrën me votë nga pushteti”.
Duke vijuar me thëniet se puci ishte i paralajmëruar Berisha iu referua një deklarate të kryesocialistit Rama. “Një natë më parë paralajmëroi kryeministrin se i duhej të kalonte mbi kufoma”,- tha Berisha.
(d.b/m.a/BalkanWeb)