E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Gjendja e rende e pensionisteve

Partia Socialiste shprehu kete te diele shqetesimin per gjendjen financiare te pensionsiteve. Sipas deputetes  Olta Xhacka perfshirja ne TVSH e disa ilaceve ka renduar edhe me familjet e varfra.

"Një pensionist do ti paguajë tani më shtrenjtë ilacet, sepse Sali Berisha ka vendosur ti taksojë ato si të ishin mallra të zakonshme konsumi. Cdo i sëmurë sot në Shqipëri përvec kostos së korrupsionit në shëndetësi do të duhet të paguajë dhe haracin për ilacet që po i bën dhuratë për festat e fundvitit Sali Berisha. Është e turpshme që qeveria deklaron se e paska ditur prej 4 vjetësh se grosistët e ilaceve abuzojnë me cmimet e ilaceve në kurriz të qytetarëve por nuk ka marr asnjë masë. Pikërisht ata njerëz më në nevojë, pensionistët, familjet me të ardhura të ulëta, të papunët që nuk i përballojnë dot kostot e kujdesit shëndetësor dhe që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit fillimisht lihen në mëshirën e abuzimeve me cmimet e ilaceve për 4 vjet e më pas shfrytëzohen nga Sali Berisha për të mbushur arkat e boshatisura të shtetit", deklaroi Olta Xhacka, deputete e PS.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›