A qendrojne akuzat e zotit Marti Debatet vazhdojne.

Raporti i anetarit zviceran te Keshillit te Evropes Dik Marti ka shkaktuar tronditje ne Ballkan dhe reagimet kane qene te ndryshme qe nga perpjekjet per te vendosur ngjarjet ne nje rrjedhe kronologjike thirrjet per te kryer hetime penale dhe indinjate nga ana e Kosoves dhe Shqiperise.
Zoti Marti e paraqiti raportin te enjten ne nje konference shtypi ne Paris.
Nje numer njerezish nuk deshironin te flisnin. Kam pare ne syte e shume njerezve terrorin absolut kur flitej per keto ceshtje. Por shume shpejt ne zbuluam se perfundimisht keto gjera diheshin nga nje pjese e mire e agjencive te zbulimit ne shume vende diheshin nga policia dhe shume njerez tha zoti Marti.
Altin Raxhimi nje gazetar investigativ qe para dy vjetesh bashke me dy kolege beri nje hetim per pranine e qendrave te ndalimit te UK-se ne Shqiperi eshte dakord.
Une e gjej te vlefshem supozimin e zotit Marti se njerezit kane frike te flasin dhe kerkesen e tij qe njerezve tu krijohet siguria absolute e jetes se tyre perpara se ata te ndermarrin hapin per te folur per ato qe kane pare apo kane degjuar thote zoti Raxhimi.
Zoti Raxhimi qe foli me Zerin e Amerikes nga Montreali i Kanadase niset nga pervoja e tij dhe thote se njerezit me te cilet donte te fliste kishin frike. Zoti Raxhimi thote se gjate investigimit te tij dhe kolegeve u zbulua se UK-ja mbante te burgosur qe dyshoheshin si spiune apo kundershtare politike qe keqtrajtoheshin torturoheshin apo ne disa raste vriteshin.
Raportimet e gazetareve dolen perseri ne siperfaqe me daljen e raportit te zotit Marti pasi gjetjet e tyre ishin cituar ne kete raport.
Nje nga akuzat me te renda te raportit ishte ajo per heqje dhe trafikim organesh. Prokurori serb i Krimeve te Luftes Vladimir Vukcevic thote se ekipi i tij hetues ka qene nje burim i rendesishem per zotin Marti. Por vete raporti nuk paraqet prova dhe nuk radhit burime. Zoti Raxhimi thote se gjate investigimeve te tij grupi i tij nuk kishte gjetur te dhena per keto akuza.
Nuk kam pare. Kam pare kontradikta ne rrefimet qe merrja persa i perket gjerave qe thoshte Del Ponte per Shtepine e Verdhe por jo te tilla qe mund te me conin ne mendime qe mund te kishte ndodhur ndonje gje e tille. Natyrisht qe nuk mund te me conin ne mendime qe nuk kishte ndodhur nje gje e tille por une per vete jo thote zoti Raxhimi.
Zoti Marti ka nxitur hetime nga EULEX-i per kete ceshtje por vete ky mision u shpreh se nuk ka prova per heqjen e organeve ne Shqiperi. Ja si shprehet Blerim Krasniqi i Eulex-it.
Prokuroret dhe hetuesit e EULEX-it e kane hetuar rastin e te ashtuquajtures Shtepi te Verdhe. Megjithate deri me sot ata nuk kane gjetur ndonje prove qe do ti bente te besonin se ne ate vend eshte kryer heqje organesh. Megjithate EULEX-i i inkurajon te gjithe qe te sjellin informacion lidhur me aktivitete kriminale dhe tia japin ate autoriteteve te duhura.
Ne raport ka akuza ndaj kryeministrit Hashim Thaci si drejtues i nje bande kriminale prapa heqjes se organeve. Zoti Thaci i ka hedhur poshte keto akuza.
Raporti skandaloz i anetarit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Dik Marti eshte nje tekst i mbushur me shpifje dhe genjeshtra te cilat jane riciklim i propagandes se vazhdueshme te qarqeve te caktuara qe nuk ia duan te miren Kosoves dhe qytetareve te saj. Per me teper ky eshte nje raport qe tenton te njollos te gjithe shqiptaret ne rajon tha Kryeministri Thaci.
Ish prokurorja e Hages Carla del Ponte ishte e para qe beri publike ne librin e saj Gjuetia dyshimet per nje trafik organesh dhe perfshirjen e UK-se si edhe permendte te ashtuquajturen Shtepi e Verdhe. Ne raportin e zotit Marti dhe ne komente te reja te zonjes Del Ponte thuhet se Shqiperia nuk ka bashkepunuar me hetimin. Shqiperia ka reaguar me force ndaj ketyre pohimeve dhe raportit.
Shqiperia dhe Kosova nuk mund ti shohin me keto gjera duke qene ne pozite difensive sic ka ndodhur me akuza te hedhura me heret nga reagimet qe ka pasur Serbia apo Kroacia apo Bosnja per raste te krimeve te luftes prej tyre por te angazhohen qe neqoftese ka te tille akuza hamendesime apo supozime ti investigojne seriozisht ne menyre profesionale dhe pa pasur presione politike thote zoti Raxhimi.
Ai thote se akuzat nuk duhet te anashkalohen si komplote anti-shqiptare. Por ne nje rajon ku mesa duket megjithese kane kaluar dhjete vjet nga lufta plaget nuk jane mbyllur eshte e veshtire qe te shihen me ftohtesi ceshtje te tilla me ngarkesa emocionale.