E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, trajleri merr flakë në autostradë nuk ka të lënduar

KUKËS- Një trajler me mallra ushqimore që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Kosovës është përfshirë nga flakët në afërsi të urës së Kolshit, rreth 4 kilometra larg qytetit të Kukësit.

Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të mbrëmjes së sotme dhe shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.

Drejtuesi dhe një tjetër person që udhëtonin në trajler kanë mundur të dalin nga mjeti, fatmirësisht pa pësuar dëmtime.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikseve, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ndërsa është konstatuar se janë djegur thuajse të gjitha mallrat ushqimore dhe vetë mjeti.

Zjarri ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve të autostradë ndërsa policia po punon për normalizimin e situatës.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›