Permbytjet ne Shkoder. HEC-et me shume shkarkime se prurje
Shkodra eshte zgjuar te dielen me nje mot te permiresuar, pas rreshjeve intensive te nje dite me pare qe u shoqeruan me stuhi dhe temperatura te uleta. Gjithsesi, keto kushte atmosferike nuk kane ndikuar ne situaten e qytetit verior, ku uji eshte tërhequr plotësisht dhe ndjeshem nga rruget e tij. Problemi i vetem ne kete bashki vazhdon të mbetet lagja e Livadheve, e cila ndodhet shume prane bregut te liqenit të Shkodrës, dhe si pasoje ajo jeton ende me prezencen e e ujit.
Shtabi i emergjencës ben te ditur se ka përmirësime të ndjeshme dhe në territorin e komunave të Nënshkodrës, ku akset rrugore janë të kalueshme nga të gjitha automjetet, ndersa përjashtim bejne komunat e Dajçit dhe Velipojës ku qarkullohet vetem me mjete të larta. Sipas Shtabit të Emergjencës Civile operacionet vazhdojnë ne shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe materialeve të tjera të nevojshme për banorët e ketyre zonave.
Nderkohe, rreshjet e nje dite me pare sollën edhe nje here nje situatë emergjence në kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Ne raportin e fundit te Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare behet e ditur ne Fierze, niveli i liqenit shenoi 284.77 m. Prurjet ne liqen vazhdojne me 550 m kub.sek, ndersa shkarkimet me 637 m kub/sek.
Ne Koman, niveli i liqenit qendron ne 171.88 m, prurjet me 807 m kub/sek, ndersa shkarkimet me 945 m kub/sek. Ne Vaun e Dejes, niveli shenon 73.40 m, prurjet kapen shifrat 810 m kub/sek, kurse shkarkimet me 950 m kub/sek. Keto shifra mund te ndryshojne, pasi rreshjet pritet te kthehen serish neser, ndersa ngritja e temperaturave mund te shkrije e bores qe mbuluan zonat veriore ditet e fundit.
Nertan Prifti