E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: INSTAT fsheh të vërtetën e rritjes së cmimeve

TIRANË- Partia Socialiste ka deklaruar sot se, rritja e çmimit të ushqimeve e ka bërë më të papërballeshëm jetesën për qytetarët shqiptarë.
Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së, Ilir Beqja duke iu referuar sot të dhënave publikuara dje nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për indeksin e çmimeve, tha se, “shtrenjtimi i ushqimeve e ka bërë të papërballueshme jetesën për familjet e varfëra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve".

Ai shtoi se “këtë të vërtetë të hidhur INSTAT ia fsheh qëllimisht shqiptarëve”.

Instituti i Statistikave publikoi dje indeksin e rritjes së çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2009. Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit në nëntor 2009 arriti në 104,1 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0,4 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›